Një makinë ka marrë flakë në ecje në vendin e quajtur Portëz, në aksin rrugor Fier-Patoz.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje, ndërsa në automjet ndodheshin dy persona.
Shoferi dhe pasagjeri janë larguar sapo kanë parë tymin, por sidoqoftë flakët i kanë lënduar.
Ata ndodhen në urgjencën e Fierit duke marrë mjekimin e nevojshëm.
Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse dhe policia.