Gazetari Andi Bushati thotë se pengesa për ngritjen e komisioneve hetimore është provë se kryeministri Rama do të kontrollojë gjithçka.
Tek e gjitha kjo dhe jo vetëm te të tre komisionet kemi një çështje tjetër. Këtu Edi Rama do të marrë në dorë e të drejtojë opozitën. Ai do të drejtojë edhe qeverinë e Kosovës, ndaj opozita këtu i duket bukë e djathë. PD nuk është në rregull, mediat janë kazan, LSI është parti e tepsisë. Pra, asgjë nuk shkon. Kemi vetëm një fanar ndriçues. Të gjitha fatet tona i ka në dorë Edi Rama. Nuk i takon atij që është në krye të qeverisë të thotë: në krye të komisionit të reformës zgjedhore dua Alibeajn.
Bushati tha se qeveria Rama nuk ka arritur as një të dhjetën e suksesit të paraardhësit.
"E mbani mend Saliun e parë diktator. Kishte gjetur edhe ai një Sali Rexhep. Pushtetet blejnë. Ju na mbajtët katër vjet duke thënë që opozita e këtij vendi është Kujtim Gjuzi, Jenisheri, Korporata.
Kryeministri ynë sa lekë i harxhon popullit shqiptar me avion? As çështja McGonigal nuk hapet se me të po merret drejtësia amerikane.
Mendoj se Sali Berisha e ka qeverisur keq Shqipërinë. Por ai që hoqi vizat dhe e futi në NATO. Ju nuk keni as një të dhjetën e sukseseve të tij ndërkombëtare".