“Gazment Bardhi është kreu i Grupit Parlamentar të PD”- Berisha: S’ka rëndësi që ai nuk më njeh mua si kryetar partie!

Shqipëria

“Gazment Bardhi është kreu i Grupit Parlamentar të PD”- Berisha: S’ka rëndësi që ai nuk më njeh mua si kryetar partie!

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 00:36
Gazment Bardhi dhe Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar ne emisionin “Open” në News24 se Gazment Bardhi është kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Pas kësaj deklarate, drejtori i News24, Robert Rakipllari, i ftuar në panel, u shpreh se ky i fundit nuk e njeh Berishën si kryetarin e Partisë Demokratike, por sipas ish-kryeministrit kjo nuk ka rëndësi.

Berisha: Bardhi është kreu i Grupit Parlamentar i PD…

Rakipllari: Po ai nuk ju njeh ju si Kryetar Partie…

Berisha: Tjetër problem ai, po flasim për Grupin.

Rakipllari: Po nuk është më vete…

Berisha: Po shkon drejt unifikimit

Rakipllari: Ai do u njohë ju si kryetar?

Berisha: Rendësi ka cilin njeh partia kryetar, dhe partia njeh Sali Berishën!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat