Rajonet e Mesdheut do të ndikohen nga fluksi i rrymave ajrore të nxehta nga Afrika, duke sjellë temperatura të larta në territorin e Shqipërisë.
Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore. Era do te jetë e vrullshme me drejtim jug, me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 -7 me lartësi vale 1.5-2.0 metër në det të hapur.
Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 10/26°C;
Zonat e ulëta 14/31°C;
Zonat bregdetare 18/30°C.