Vatra zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatrat Nartë, Delisufe dhe në lagjen ‘Partizani’ në Vlorë.
Për pasojë rrezikohen disa banesa pranë vatrave të zjarrit.
‘BalkanWeb’ mëson se zjarri vazhdon të jetë aktiv, i favorizuar nga era e fortë.
Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës, të cilët janë duke luftuar për shuarjen e flakëve.