Dita e shtunë e 21 tetorit pritet të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm.
Priten reshje të dobëta dhe lokalisht mesatare, shoqëruar me shtrëngata në qarkun Shkodër, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 22 / 26 °, në vendet e ulëta: 21 / 27 °C, në vendet malore: 14 / 20 °C.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.