Janë zbardhur bisedat e grupit që kontrabandonin medikamente nga Greqia, Italia e Kosova, ku në pranga ranë 16 shtetas dhe në kërkim u shpallën dy të tjerë.
Pas operacionit “Rrugëtimi” u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: Devis Beqiri, Gentian Beqiri, Erjon Bajramaj, Dinë Thaqi, Ermal Merdani, të gjithë banues në Tiranë.
Gjithashtu u ndaluan shtetasit; Lorin Bregoniva, Almed Hoxha, Elton Qorri, Albi Dyrmishi, Florian Muçogalli, Saimir Dervishi, Admir Hoxha, Gëzim Hoxha, Artur Spaho, Tomor Mustafaj, Albert Bakaj.
Në dosjen e siguruar nga gazetari i ABC Ervin Leka, shihen bisedat e kryera mes grupit lidhur me mënyrën se si vepronin për të kontrabanduar ilaçet dhe gjetjen e kontakteve.
Pjesë nga biseda:
Devi: Te shtëpia do jem
Albert Elbasan: foto
Albert Elbasan: Si është ky
Devi: Shm
Albert Elbasan: Çfarë
Devi: Shumë i mirë
Albert Elbasan: Sa del ky
Albert Elbasan: foto
Albert Elbasan: Gjejmë dot më duhen për një njeriun tim
Devi: Po gjejmë
Albert Elbasan: Me sa?
Albert Elbasan: Dhe Nëse e gjen më duhet tani
Devi: 1050
Devi: Të fitoj dhe unë 50 euro
Albert Elbasan: Ja të ma konfirmojnë
Albert Elbasan dhe të them
Devi: Ku je?
Devi: Nisu
Albert Elbasan: Foto
Albert Elbasan: Gjejmë?
Devi: Si ky jo
Albert Elbasan: Bëhet fjalë për Decapeptyl….
Albert Elbasa: Çkemi
Albert Elbasan: I dua për një njeriut tim, por mund t’i gjëjmë dot?
Devi: Cpb mo
Devi: Të pyes e të them
Albert Elbasan: Si je ti
Albert Elbasan: Si është djali
Albert Elbasan: Si është djali
Albert Elbasan: Vijnë nga Italia këto
Devi: Do pyes
Devi: Në Itali pa merak. Mirë ka qenë. Rrofsh