Brahimllari: Raporti i Bankës Botërore tregon që Shqipëria rrezikon nga PPP-të, SPAK të hetojë institucionet

Shqipëria

Brahimllari: Raporti i Bankës Botërore tregon që Shqipëria rrezikon nga PPP-të, SPAK të hetojë institucionet

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 14:00
Endrit Braimllari

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, në një deklaratë për mediet tha se, raporti i Bankës Botërore tregon që Shqipëria rrezikon nga PPP-të (Partneritetit Publik Privat), fatkeqësitë natyrore dhe keqmenaxhimi i ndërmarrjeve shtetërore.

“Sipas Raportit të Bankës Botërore, fatkeqësia më e madhe e shqiptarëve është qeveria e drejtuar nga rilindja. Korrupsioni në rritje, çmimet e larta, keqmenaxhimi i institucioneve shtetërore, mos respektimi i ligjit të prokurimeve publike rëndojnë drejtëpërdrejt mbi qytetarët dhe ekonominë. Keqmenaxhimi si ujësjellës kanalizimet, Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë janë sot shembulli i abuzimit dhe keqmenaxhimit në funksion të korrupsionit”, u shpreh Braimllari.

Sipas tij, rasti më i qartë i koncesioneve korruptive është procedura e inceneratorëve e cila ka rënduar drejtëpërdrejt mbi ekonominë e familjeve shqiptare.

"Shembulli më tipik është inceneratori i Tiranës edhe nën sekuestro nga SPAK vijon të vjedhë paratë e qytetarëve të Tiranës me firmën e drëjtëpërdrejtë të Erion Velisë. Erion Veliaj ia heq 4.3 milionë euro arsimit dhe i transferon tek inceneratori i Tiranës.

Një tjetër institucion i korruptuar, vijoi ai, që del në raportin e Bankës Botërore dhe që drejtohet nga Erion Veliaj është ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Tiranë, e cila është kthyer në një gropë të errët korrupsioni, të emërimeve fiktive, të tendera korruptivë, ku vetë drejtorë të Bashkisë së Tiranës përfitojnë nga keto procedura.

Ujësjellës Kanalizime i Tiranës dhe me rritjen e çmimit të ujit nga Erion Veliaj nuk ka arritur të jetë një ndërrmarje rentabël dhe të përmirësojë shërbimin.Nuk kryen funksionin e saj primar, furnizimin dhe rritjen e cilësisë së ujit por merret me tendera korruptivë që shkojnë në funksion personal të Erion Velisë.

I bëjmë thirrje SPAK që të veprojë mbi këto institucione që drejtohen nga Erion Veliaj, të ndalë korrupsionin në Bashkinë e Tiranës, e cila është kthyer në një skenë krimi që po rëndon çdo ditë mbi xhepat e qytetarëve të saj”, deklaroi Brahimllari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat