GJKKO cakton masën e sigurisë për Sali Berishën

Shqipëria

GJKKO cakton masën e sigurisë për Sali Berishën

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 19:53
Sali Berisha

Gjyjata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për Sali Berishën.

Masa e sigurisë ndaj ish-kryeministrit vjen pas arrestimit të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, në lidhje me hetimet e kryera mbi privatizimin e kompleksit “Partizani”.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e hetoi Malltezin për pastim parash, pas kallëzimit të bërë nga ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami.

Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në qendër të Tiranës, truall i cili para vitit 2008 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se arrestimi i Malltezit është bërë sapo ka zbritur në Rinas teksa kthehej nga Mynihu.

Në lidhje me masat e sigurisë të dhëna nga GJKKO, ish-kryeministri Berisha ka njoftuar një konferencë për shtyp në orën 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat