Privatizimi i kompleksit “Partizani”, veprat penale që rëndojnë mbi Berishën dhe dhëndrin e tij

Shqipëria

Privatizimi i kompleksit “Partizani”, veprat penale që rëndojnë mbi Berishën dhe dhëndrin e tij

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 20:30
Sali Berisha

Prokuroria e Posaçme ka caktuar “detyrim paraqitje” dhe ndalim largimi jashtë vendit, për ish-kryeministrin, Sali Berisha. Ky vendim vjen në kuadër të hetimeve mbi privatizimin e kompleksit “Partizani”. SPAK e akuzon ish-liderin e PD për korrupsion pasiv, parashikuar në nenin 260 të Kodit Penal.

Ndërkohë, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi u arrestua në aeroportin e Rinasit, për po të njëjtën aferë.

Socialisti Taulant Balla, nën cilësinë e kreut të Grupit Parlamentar të PS ka depozituar në nëntor të vitit 2020 një padi në SPAK për privatizimin e kompleksit “Partizani”.

SPAK duket se ka “kopsitur” hetimet duke lëshuar dhe urdhër arreste mbi këtë aferë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat