Mbrëmjen e sotme, 21 tetor 2023, është bërë arrestimi i dhëndrit të ish-kryeministrit Berisha.
Jamarbër Malltezi është arrestuar në aeroportin e Rinasit sapo u kthye nga Gjermania.
Sakaq, menjëherë pas arrestimit Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestrimin e disa pasurive të Malltezit.
Mësohet se sekuestro do të jetë në status deri në përfundimit të procesit gjyqësor.
Sakaq në pranga ka rënë edhe Fatmir Bektashi, ndërtues i pallateve në ish-kompleksin ‘Partizani’
Ndërsa për ish-kryeministrin Sali Berisha SPAK ka dhënë masën “detyrim paraqitje”.