Efektivë të krimit ekonomik të policisë së Shtetit kanë zbarkuar në selinë e Partisë Demokratike, pak minuta pas konferencës së jashtëzakonshme të Sali Berishës.
Mësohet se Genti Ndoi drejtor i krimit ekonomik financiar së bashku me ndihmësin e tij kanë ardhur në selinë blu për të kërkuar prova.
Berisha: SPAK duhet merrte leje nga Kuvendi. Por ja çfarë thotë ligji për persona mbi 72 vjeç
Ata janë pritur nga drejtori i kabinetit të Berishës, Akil Kraja, i cili duket se do t’u japë sqarimet e nevojshme, ndërsa godina është e mbushur me gazetarë dhe operatorë, që e kanë bërë të vështirë edhe diskutimin e tyre privat.