Orë më parë është bërë e ditur që është arrestuar Jamarbër Malltezi, dhëndrri i Sali Berishës.
Në lidhje me këtë ka reaguar profesori universitar, Enver Bytyçi.
Ai u shpreh se këtë urdhër e ka dhënë presidenti i Serbisë përmes kryeministrit të Shqipërisë, përcjell “Bota sot”.
“Vuçiç e pati paralajmëruar Edi Ramën atëherë se nacionalisti Sali Berisha duhej likuiduar”, shtoi ndër të tjera profesori.
Postimi i plotë
Shumë njerëz u befasuan nga arrestimi i njeriut nobel, Jamarbër Malltezi dhe kërcënimi për arrestim ndaj Sali Berishës!
Por kjo do të ndodhte një ditë. Kryeministrin e Shqipërisë e ka urdhëruar me kohë presidenti i Serbisë që ta arrestojë kryetarin e opozitës, Prof. Dr. Sali Berisha. Ai madje pati bërë thirrje publike për këtë më 21 prill 2021. Vuçiç e pati paralajmëruar Edi Ramën atëherë se nacionalisti Sali Berisha duhej likuiduar.
Kësisoj nuk është befasi kjo që po ndodh. Nuk mund të qëndrojnë bashkë edhe "kryeministri serb më i miri që prej kohës së Pashiq" edhe nacionalisti Sali Berisha. Ju e dini se gazetari gjerman e quajti Edi Ramën si "kryeministri më i mirë i Serbisë që nga koha e Nikolla Pashiq"!
Edhe pasardhësi i Pashiqit, Edi Rama, edhe nacionalisti Sali Berisha nuk mund të marrin frymë në të njëjtën hapësirë. Nejse, Jamarbërit i kanë bërë mirë se po e përgatisin për kryeministër a president të Shqipërisë. Eshtë e njëjta gjë si me Sulejman Demirel. Nga burgu, president i Turiqsë. Ndërsa Berisha di si ta mposhtë njeriun e Serbisë në kryeministrinë e Shqipërisë!