Është publikuar momenti i parë i arrestimit të Jamarbër Malltezit në Rinas.
Disa policë e kanë rrethuar dhe shoqëruar në makinën e policisë.
Ai u rrestua të shtunën me akuzën e korrupsionit pasiv, pas masës së dhënë nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK.
Malltezi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale “Korrupsion pasiv i kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrim i parave” në lidhje privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.
Të njëjtat akuza janë ngritur dhe për ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin u caktua masa e sigurisë Detyrim paraqitje.
Berisha në një konferencë të jashtëzakonshme për media mbrëmjen e kësaj të shtune i cilësoi masat e sigurisë si sulme politike të organizuara nga maxhoranca për të goditur aksionin opozitar.
Në lidhje me çështjen e kompleksit Partizani u caktua masa e sigurisë me burg dhe për sipërmarrrësin Fatmir Bekteshi, ndërtuesin e pallateve te ish-kompleksi “Partizani”.