Nesër në orën 13:30 do të mbahet në Gjykatën e Posaçme seanca për verifikimin e masës së sigurimit për Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin.
Nesër seanca për verifikimin e masës së sigurisë për Malltezin dhe Bekteshin.
Per Berishën gjykata ka qenë e rezervuar dhe s’ka dhënë informacione mbi datën.
Kujtojmë se ndaj Fatmir Bektashit, një nga trashëgimtarët si pronar trualli dhe ndërtuesi i kullave në ish-klubin sportiv Partizani ka një masë sigurie “arrest me burg”. E njëjta masë sigurie “arrest me burg” është marrë edhe për dhëndrin e ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi, ndësa për Sali Berishën është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Kallëzimi është bërë nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në lidhje me procedurat e ndjekura për privatizimin e pronës shtetërore “Klubi Sportiv Partizani” Tiranë. SPAK ka dy vite që ndjek hetimet.