Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Lajmin e konfirmoi personalisht vetë për Euronews Albania, Veliu, i cili deklaroi se: “Po e dorëzova dorëheqjen, më në fund”.
Ende nuk dihen arsyet që e çuan Veliun në dhënien e dorëheqjes nga drejtimi i AMP, post të cilin e mbante prej gati një viti.
Më herët Veliu ka qenë në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit si dhe atë të zv.ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës.