Sekuestrohet vila e Sali Berishës në Gjirin e Lalzit

Shqipëria

Sekuestrohet vila e Sali Berishës në Gjirin e Lalzit

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 15:53
Villa

Vila në Gjirin e Lalzit e ish-kryeministrit Sali Berisha është sekuestruar pas vendimit të GJKKO-së.

Ish-kryeministrit, Sali Berisha i është caktuar masa “detyrim paraqitje” dhe i është bllokuar pasaporta, pas akuzave për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Sali Berisha dyshohet për korrupsion pasiv të funksionarëve në bashkëpunim. Veç tij, Gjykata e Posaçme vendosi detyrim paraqitje edhe për biznesmenin Fatmir Bektashi, ndërsa ra në pranga dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Vendimet u dhanë dy ditë më parë, ndërsa berisha e konsideron një komplot të SPAK-ut në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama./

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat