Shabani: Pse SPAK shmangu Kuvendin për Berishën, “frika” që kishte nga Rama

Shqipëria

Shabani: Pse SPAK shmangu Kuvendin për Berishën, “frika” që kishte nga Rama

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 16:06
Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani tha në një intervistë për Euronews Albania se arsyeja e vetme që i shkonte ndërmend se përse SPAK nuk kishte ndjekur procedurat me Berishën, referuar këtu imunitetit të tij ishte sepse Rama mund të mos e votonte.

Ai komentoi gjithashtu çështjen e imunitetit duke thënë se politikanët në Shqipëri e keqpërdorin dhe iu duhet hequr urgjentisht.

“Imuniteti edhe kur ka lindur si koncept politiko-juridik ka qenë për të mbrojtur funksionin që ti ke, kurse këta e duan imunitetin për të vjedhur, disa e duan imunitetin për të transportuar drogë, disa e duan imunitetin për të marrë kriminelët në makinë. Ky lloj imuniteti iu duhet hequr urgjent këtyre dhe në këtë pikë unë nuk shqetësohem kur nuk garantohet imuniteti i Sali Berishës, fare, as i Saimir Tahirit, as i Arben Ahmetajt.

Unë nuk e di pse SPAK nuk i ka ndjekur procedurat, por unë aludoj që nuk e ka ndjekur sepse ndoshta nuk e ka mbështetjen e Edi Ramës, ndoshta mund të mos e votonte Edi Rama, ndoshta mund ta zvarriste,” – u shpreh Shabani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat