GJKKO ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për Jamarbër Malltezi.
Gjatë deklarimit në seancën me dyerë të mbyllura, Malltezi deklaroi se procedurat për privatizimin e objektit kanë nisur në vitin 2000.
“Nuk e dija që armiku isha unë. Procedurat për privatizimin e objektit kanë nisur në vitin 2000.
Është firmisur inventarizimi nga kryeministri aktual që është Edi Rama, i cili ka qenë kryetar bashkie”- tha Malltezi, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
“E gjithë zona nuk ka qenë zonë sportive siç përmend akuza, ka qenë pjesërisht sportive dhe pjesërisht zonë banimi.
Zona sportive ka qenë me uzurpues të paligjshëm, i cili pretendonte se kishte të regjistruar shoqëri aksionere KF Partizani. Vetë Ministria e Mbrojtjes në kohën e Pandeli Majkos ka hapur proces civil dhe gjykata e shfuqizoi KF Partizanin të regjistruar si shoqëri aksionere.
SPAK ka marrë fotokopje çfarë ka thënë Taulant Balla.
Të gjitha janë akuza politike. Jam i arsimuar, jam prof. doctor. Jetoj në Shqipëri, kam pasur mundësi të largohem. Hetimi po mbahet prej 2020 dhe unë kam qënë në dijeni të këtij procedimi. Nëse doja të largohesha, do largohesha”– u shpreh Malltezi.