Reagon Fatmir Bektashi: S’ka asnjë vepër penale të pretenduar nga akuza, do e vërtetojë koha

Shqipëria

Reagon Fatmir Bektashi: S’ka asnjë vepër penale të pretenduar nga akuza, do e vërtetojë koha

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 20:41
Fatmir Bektash

Pasi u njoh me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga GJKKO për çështjen “Partizani”, ndërtuesi Fatmir Bekteshi ka mohuar akuzat.

Gazetarja Anila Hoxha mëson Fatmir Bektashi ka deklaruar se i qëndron përballë drejtësisë, pasi sipas tij nuk ka asnjë vepër penale të pretenduar nga akuza dhe këtë do e vërtetojë koha.

“Unë kam një parim, çfarë do që të ndodhë, dil nga dera kryesore dhe përballu me këdo. Unë e dija që kishte hetim prej 2020. Kam qëndruar këtu të përballem me drejtësinë. S’ka asnjë vepër penale të pretenduar nga akuza dhe këtë do ta vërtetojë koha”- ka deklaruar Bektashi.

Gjatë deklarimit në seancën me dyerë të mbyllura, Jamarbër Malltezi deklaroi se procedurat për privatizimin e objektit kanë nisur në vitin 2000.

“Nuk e dija që armiku isha unë. Procedurat për privatizimin e objektit kanë nisur në vitin 2000. Është firmisur inventarizimi nga kryeministri aktual që është Edi Rama, i cili ka qenë kryetar bashkie”– tha Malltezi, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat