Të martën, fati i Sali Berishës, deputeti i PS: Fillimi i fundit politik të ish-kryeministrit

Shqipëria

Të martën, fati i Sali Berishës, deputeti i PS: Fillimi i fundit politik të ish-kryeministrit

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 00:22
Sali Berisha

I ftuar në “Edicionin e Fundit” ish-deputeti i Partisë Socialiste, Halit Valteri ka folur në lidhje me lëvizjen e fundit të SPAK, ku arrestoi dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, ndërsa për ish-kryeministrin masën e sigurisë, detyrim paraqitje dhe sekuestrim i pasaportës për mos largim nga vendi.

Sali Berisha, dhëndri i tij dhe ortaku i këtij të fundit, Fatmir Bektashi akuzohen për kompleksin “Partizani”.

Valteri tha se drejtësia e re po funksionon dhe se për ish-kryeministrin Berisha ky është fillimi i fundit politik.

Deputeti i PS u shpreh se SPAK tanimë po funksionon dhe Berisha nuk është i vetmi, por edhe për  Ilir Metën ka hetime në lidhje me CEZ-DIAN.

Po ashtu ai shtoi  se ish-kryeministri  është i përfshirë edhe në ngjarje më të rënda se kompleksi “Partizani”, siç është “Gërdeci”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat