Parashikimi i motit/ Kthjellime dhe vranësira, temperaturat arrijnë deri në 26 gradë

Shqipëria

Parashikimi i motit/ Kthjellime dhe vranësira, temperaturat arrijnë deri në 26 gradë

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 08:00
Foto ilustrim

Territori shqiptar paraqitet me intervale kthjellimesh deri pas mesdite kur pritet shfaqje e vranësirave si fillim në zonat veriore dhe veriperëndimore dhe gradualisht vranësirat do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit.

Edhe gjatë pasdites, moti vijon nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta por mundësia për reshje është thuajse zero.

Për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë si në vlerat minimale dhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.

Parametri i erës do të jetë kryesisht mesatare me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat