Arqipeshkvi i Kishës Katolike për Tiranën dhe Durrësin Arjan Dodaj komentoi në emisionin GoodMorning Albanians në Euroneës Albania mesazhin e Papa Françeskut për të rinjtë shqiptarë.
I pyetur se kush i pastron politikanët SPAK apo feja, Dodaj theksoi se duhet të dëgjojmë ndërgjegjen tonë, pasi drejtësisë hyjnore nuk i shpëton askush.
Më tej ai theksoi se sot po bëhet garë se kush korrupton ose korruptohet më lehtë.
“SPAK nuk e di çfarë pastron, por ai i drejtësisë hyjnore dhe po anashkalove SPAK është i pashmangshëm. Është mirë që secili të dëgjoj ndërgjegjen e vet, i cilido kategorie qoftë, politikanë sportistë. Korrupsioni është i futur në mentalitet, në kulturë, sa që është bërë një garë se kush korrupton dhe kush korrupton më lehtë. Duhet ta dëgjojmë më shumë ndërgjegjen”-tha ai.