Begaj kthen ligjin për shtetësinë: Nuk mori votat e nevojshme nga parlamenti

Shqipëria

Begaj kthen ligjin për shtetësinë: Nuk mori votat e nevojshme nga parlamenti

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 13:04
Bajram Begaj

Presidenti i Republikes, Bajram Begaj, ka kthyer ligjin e miratuar në kuvend për shtetësinë.

Ai argumenton se bie ndesh me ligjet e Kushtetutës së Shqipërisë, pasi ligji nuk mori 84 vota nga Kuvendi, sikurse parashikohet.

Për një ligj për të cilin Kushtetuta ka parashikuar miratimin me shumicë të cilësuar, konkretisht 84 vota, këto amendamente nuk e kanë marrë numrin e kërkuar të votave dhe nuk mund të quhen të miratuara”, shprehet Begaj në dokumentin që sqaron arsyet e kthimit të këtij ligji.

Ndryshimet në ligjin për shtetësinë u propozuan nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili theksoi se qytetarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, të mos i nënshtrohen një testi për gjuhën dhe historinë shqiptare për të përfituar nënshtetësinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat