"Peng" diplomat, studentët e Mjekësisë paralajmërojnë protestë
Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Mjekësisë, kanë paralajmëruar se do të dalin të protestojnë ditën e enjte në orën 8 të mëngjesit, te Godina e Kuqe (Fakulteti i Mjekësisë).
Studentët e Mjekësisë kundërshtojnë planin e qeverisë për të vendosur një tarifë prej 5 mijë eurosh për ata që duan të largohen nga Shqipëria në përfundim të Universitetit.
Studentët e quajnë të padrejtë këtë tarifë dhe për këtë arsye që prej nisjes së vitit akademik, ata kanë bojkotuar universitetin dhe kanë vijuar me protesta.