Një 56 vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në pikën kufitare të Morinës teksa tentoi të hynte në Shqipëri me qëllim ekstradimin drejt Zvicrës.
Mësohet se 56 vjeçari kërkohej nga autoritetet e Zvicrës për mashtrim, falsifikim të dokumenteve dhe pastrim të parave.
Pas verifikimeve, rezultoi se 56-vjeçari kërkohej nga Interpol Berni, pasi gjykata zviceriane i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve të udhëtimit” dhe “Pastrimi i parave”, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Zvicrës.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Zvicër, vijon procedurat për ekstradimin e 56-vjeçarit.