Vazhdon puna në kantierin e rrugës Peshkopi-Maqellarë.
Kryeministri Rama përmes një postimi një rrjetet sociale ka njoftuar se në Lotin 3 po kryen gërmime dhe mbushja e trupit të rrugës dhe ndërtimi i dy urave.
“Vazhdon puna në kantierin e rrugës Peshkopi-Maqellarë, Loti 3, ku po kryhet gërmimi, mbushja e trupit të rrugës dhe ndërtimi i dy urave.
Vazhdimi i këtij aksi rrugor të rrugës së Arbrit jo vetëm do të shkurtojë distancat mes fshatrave përreth Dibrës dhe Tiranës, por rruga do të jetë një mbështetje për bujqësinë dhe agroturizmin e zonës”, u shpreh Rama.