A po rrezikon Meta me dosjen CEZ-DIA? Gazetari: Po e udhëheq vetë Altin Dumani

Shqipëria

A po rrezikon Meta me dosjen CEZ-DIA? Gazetari: Po e udhëheq vetë Altin Dumani

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 22:40
Ilir Meta

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati dha detaje sa i takon dosjes CEZ-DIA dhe rrezikut që i kanoset Ilir Metës nga kjo çështje.

Në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin”, Ferhati tha se është vetë Altin Dumani ai që po merret me këtë dosje.

Kjo është një nga dosjet më të vjetra në Prokurorinë e Posaçme, janë kryer disa letër-porosi lidhur kryesisht me kompanitë që kanë operaur sa i takon CEZ-DIA. Edhe zoti Meta është marrë në pyetje lidhur me këtë çështje.

Ka pasur zyrtarë të kohës që janë marrë në pyetje. Nuk dihet ende në çfarë faze është, por është një çështje që sipas informacioneve të mia e udhëheq vet Altin Dumani,” – u shpreh Ferhati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat