Juristi Ylli Manjani tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se Lulzim Basha do të shkonte në burg, por pati një lëvizje që e shpëtoi.
Ai bëri një balancë të arrestimeve që kanë ndodhur në kuadër të reformës në drejtësi.
“Lulzim Basha me atë ndjekjen penale u vu në presion, shiti lojën nga frika se do të hynte në burg.
Për të njëjtën gjë që i thonë sot LSI-së, që i paska ardhur letër-porosia siç tha gazetari juaj, Lul Bashës nuk i erdhi ajo letër-porosia dhe prandaj shpëtoi.
Shiti lojën, se çfarë është tjetër shitja e lojës, ama presioni ishte ndjekja penale dhe ndjekje penale jo shaka,” – u shpreh Manjani.