Gazetari Lavdrim Lita tha për Euronews Albania se mënyra se si po zhvillohet çështja e Berishës është e ngjashme me mënyrën se si u zhvillua çështja e tij kur u shall “non grata” vetëm se këtë herë interesi publik, sipas Litës është më i ulët.
Ai tha se sido që të vijë “mosbindja civile” e parashikuar nga ish-kryeministri Berisha, ajo nuk do të ndikojë në çështjen në gjykatë, e cila do të vazhdojë të zhvillohet pavarësisht gjithçkaje.
“Është një version i dytë i foltores, në kuptimin që nëse herën e parë njerëzit ishin të suprizuar nga beteja që u zhvillua publikisht kundër “non gratës”, tani më nuk është se janë shumë kurioz për çështjen e Berishës dhe të demokracisë, e shikojnë si një çështje tjetër të përballjes me drejtësinë.
Njësoj siç ka ndodhur me ish-zv.kryeministrin Ahmetaj dhe të tjerët. Unë mendoj se çdo gjë që do të sjellë nuk do ia ndalojë prcesin në gjykatë, ai do eci paralelisht dhe me ritme të tjera”,-tha Lita.