Seanca e radhës për gjyqin e Gërdecit është shtyrë më 9 nëntor.
Seanca e kësaj të premteje u ndërpre pasi kaloi orari zyrtar.
Në seancën e radhës do të vijohet me listën e dëshmitarëve të thirrur nga SPAK.
Gjykata ka pranuar kërkesën e SPAK për të thirrur si dëshmitar 72 persona, mes tyre Aldo Bumçin dhe Shkëlzen Berishën.
Çështja ndaj ish-ministrit Mediu është rihapur pasi Zamira Durdaj, e cila humbi të birin në ngjarjen e Gërdecit, e kallëzoi atë në SPAK.
Mediu ishte një nga të akuzuarit për shpërdorim detyre për ngjarjen e vitit 2008 ku Shqipëria u trondit nga shpërthimi i një depoje të armëve ushtarake në Gërdec, në afërsi të Tiranës.