Ish-kryeministri Sali Berisha, tha se ndaj atyre që nisën “procesin e shekullit”, duke iu referuar masës së marrë kundër tij, pa miratimin e parlamentit, “do ua bëjnë gjyqin nëpër rrugë e sheshe”.
Gjatë një konference për media nga selia blu, ish-kryeministri deklaroi se vendimi i GJKKO është në kundërshtim me Kushtetutën, pasi nuk është respektuar imuniteti i deputetit dhe është shmangur parlamenti.
“Për armikun nuk ka kushtetutë dhe ligje që pengojnë luftën kundër tij, ndaj dhe “skapi” dhe gjykata popullore e partisë vendos sankisone të cilat kushtetuta nuk i lejon pa marrë miratimin e parlamentit.
Ju garantoj se ata që nisën procesin e shekullit do të përballen me gjyqin e shekullit kundër tyre. Atë gjyq do ua bëjmë në të gjitha rrugët e sheshet e Shqipërisë. Në atë gjyq ata do të dalin të mundur sikurse janë”,-tha ish-kryeministri Berisha