Drejtësia godet Berishën/ Ervis Iljazaj: Kjo tregon se ka rënë miti i fuqisë dhe i paprekshmërisë

Shqipëria

Drejtësia godet Berishën/ Ervis Iljazaj: Kjo tregon se ka rënë miti i fuqisë dhe i paprekshmërisë

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 22:13
Politologu Ervis Iljazaj

Politologu Ervis Iljazaj thotë se është rrëzuar “miti Berisha”, sidomos pas lëvizjes së fundit të drejtësisë, e cila ka caktuar masë sigurie detyrim paraqitje dhe bllokim pasaporte për dosjen e privatizimit të ish-kompleksi Partizanit.

Ai theksoi se këtë goditje ka rënë mit i fuqisë dhe i paprekshmërisë politike në Shqipëri.

“Ka qenë mit, patjetër që është rrëzuar. Që një ish kryeministër, një ish-pushtetar kaq i rëndësishëm i shkojnë oficerët e policisë gjyqësore në zyrë dhe i hiqet pasaporta dhe iu kufizohet lëvizja, sigurisht që ka rënë një mit,

Një mit i fuqisë dhe një mit i paprekshmërisë. Sigurisht që ka rënë”, tha ai në “Zonë e Lirë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat