Berisha: 3 vite hetime, asnjë provë

Shqipëria

Berisha: 3 vite hetime, asnjë provë

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 12:30
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat këtë të shtunë se privatizimi i klubit Partizani është një nga proces legjitim.

Sipas tij, prokurorët edhe pse kanë hetuar për tre vite me radhë nuk kanë gjetur asnjë provë konkrete kundër tij, dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit apo dikujt tjetër.

“Dy fjalë për privatizimin e klubit partizani. Ju garantoj se me gjithë përpjekjet e disa mediave, ai është procesi më legjitim që mund të jetë kryer ndonjëherë.

Prokurorët e Edi Ramës, pas 3 vitesh hetime nuk gjetën asnjë provë kundër meje, dhëndrit tim Jamarbër Malltezit apo ndonjë tjetri. Nuk arritën sepse nuk gjetën asnjë shkelje ligjore, përveç njërës të kryer nga Edi Rama”,-tha Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat