“Berisha, i penduar i drejtësisë”, gazetari zbulon 3 skenarët për ish-kryeministrin

Shqipëria

“Berisha, i penduar i drejtësisë”, gazetari zbulon 3 skenarët për ish-kryeministrin

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 13:17
Gazetari Albi Xhunga

Gazetari Albi Xhunga tha në një intervistë për Euronews Albania se Sali Berisha ka vetëm tre variante për t’i shpëtuar dënimit penal, sipas tij ai mund të arratiset, të shpallet i pafajshëm ose të bëhet i penduar i drejtësisë.

Kjo e fundit shkaktoi hapi në studio, por gazetari tha se këtë e mendon pasi sipas tij, kjo është vetëm akuza e parë për Sali Berishën.

“Sali Berisha ka vetëm tre variante për t’i shpëtuar dënimit penal. Sali Berisha mund të arratiset. Mund të shpallet i pafajshëm, është varianti i dytë, ose Sali Berisha mund të bëhet i penduar i drejtësisë, ky është varianti i tretë.

Sali Berisha të bëhet i penduar i drejtësisë sepse unë besoj se kjo është vetëm akuza e parë ndaj ish-kryeministrit Berisha dhe vetëm akuza e parë ndaj koalicionit “Bashkë Fitojmë””,-tha gazetari Albi Xhunga.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat