Drejtuesi teknik i firmës ku punonte 42-vjeçari që humbi jetën një ditë më parë duke prerë degët e pemëve, është arrestuar për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për këtë ngjarje të ndodhur në lagjen nr.13, ku humbi jetën punonjësi i një firme që kryen punime për ndërtimet e pedonales në këtë zonë, i cili po priste degët e palmëve, pa lejen e organeve kompetente, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit:
E. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i firmës;
B. M., 42 vjeç, banues në Durrës, drejtues i vinçit nga i cili ra shtetasi A. L., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili për pasojë humbi jetën.