Ndihmoi dy vëllezërit të pastronin paratë e krimit, GJKKO lë në fuqi arrestin në shtëpi për Rajmonda Dashin

Shqipëria

Ndihmoi dy vëllezërit të pastronin paratë e krimit, GJKKO lë në fuqi arrestin në shtëpi për Rajmonda Dashin

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 13:45
Rajmonda Dashi

Ndihmoi trafikantët të pastronin para, GJKKO lë në fuqi arrestin në shtëpi për Rajmonda Dashin, qe u arrestua dy dite me pare nga SPAK.

Arrestimi i Dashit

Një biznesmen në Fier është vënë në pranga nga SPAK dhe ish drejtoresha e kadastrës së Durrësit është vendosur nën masën e arrestit pasi dyshohet se kanë ndihmuar dy persona të pastrojnë paratë në Shqipëri.

Bëhet fjalë për procesin e nisur ndaj vëllezërve Besian dhe Leonard Ramaj që rezulton se janë hetuar dhe dënuar në belgjikë për trafik të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të strukturës së posaçme janë sekuesteruar 12 apartamente në Fier, 4 banesa dhe 3 garazhe në Tiranë  si dhe 27 llogari bankare.

Po ashtu është sekuestruar edhe një shoqëri tregtare që i përket biznesmenit Ardian Malasi në Fier.

Dyshimet janë për krijimin e një skeme për pastrimin e parave përmes grupit të strukturuar. Ku dy vëllezërit bënin pagesat, firma kalonte dokumentet e pronësisë që më pas regjistroheshin në Kadastër.

Për këtë qëllim ish drejtoresha e kadastres së Durrësit, Raimonda Dashi është ndaluar prej tre oficerëve të policisë gjyqësore në zyrën e saj në hipotekën e Vorës ku edhe punonte si specialist. Po ashtu menjëherë asaj I është sekuestruar edhe celulari I cili do të verifikohet më tej nga BKH. Zyrtarja e shtetit është lënë gjithësesi në masën e arrestit në shtëpi

“Veprimet e tyre kanë konsistuar në transferimin e pasurisë me qëllim fshehjen e orgjinës së paligjshme, fshehjes ose mbulimit të pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale, fitimit të pronësisë, duke e ditur në çastin e marrjes në dorëzim të saj, që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, thuhet në deklaratë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat