2 persona në Gjirokastër që në banesat e tyre përgatisnin drogë për ta nxjerrë në shitje janë arrestuar.
236 gramë kokainë, 253 fara kanabis, 2 peshore elektrike dhe 3 celularë janë sekuestruar.
Policia bën me dije se në pranga ranë E. B., 35 vjeç dhe D. H., 25 vjeç, të dy banues në Gjirokastër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.