“Spektakël i krijuar nga Zoti dhe tragjedi e injorancës në vendimmarrje”/ Ja çfarë mendon Rama për Shkodrën

Shqipëria

“Spektakël i krijuar nga Zoti dhe tragjedi e injorancës në vendimmarrje”/ Ja çfarë mendon Rama për Shkodrën

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 23:01
Edi Rama

Shkodra është një ndër mrekullitë e Shqipërisë. E rrethuar nga deti, alpet liqeni, kodra e lumenjtë, por edhe mikpritja dhe humori i saj është një destinacion turistik që shumë shtete do e kishin lakmi.

Një magji e krijuar nga Zoti, por që është dëmtuar shumë nga ata që morën vendimet jo të duhura. Këtë mendim ka dhe kryeministri Edi Rama.

“Shkodra është shëmbëlltyra më spektakolare e tragjedisë, e para, e historisë brutale dhe e dyta e tragjedisë së injorancës në vendimmarrje.

Sepse Shkodra nëse vazhdojmë i shkojmë asaj që Zoti e ka marrë e bërë ditën e diel Shqipërinë dhe e ka bërë për telha, unë mendoj se Shkodrën pasi ka fjetur pak në zheg, është çuar dhe ka bërë Shkodrën.

Është spektakël! Spektakël i magjisë së krijimit, por gjithësesi kemi dëmtuar, një pjesë aty ku kemi prekur, sidomos në vitet ’90-2000 edhe pak më tutje, por kemi shumë dhe e mira që shoh unë është që njerëzit kanë filluar ta ndjejnë, ta kuptojnë”, tha Rama dje në podcastin e tij ku kishte të ftuar Marjana Koçekun, sipërmarrësen e re që drejton agroturizmin “Neomalësorja”.

Me zgjedhjet e 14 majit, Partia Socialiste ka marrë drejtimin e këtij qyteti dhe kryeministri Rama ka premtuar se do ta transformojë.

Pas 32 vitesh, në krye të bashkisë së Shkodrës është një socialist, Benet Beci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat