Pas situatës së tensionuar në seancën plenare të datës 19 tetor 2023, Komisioni i Etikës përjashtoi nga punimet e Kuvendit për 10 ditë 23 deputetë të opozitës.
Përmes një e-mail zyrtar deputetët e opozitës njoftoheshin se ata nuk do të ishin prezentë në seancën që u shty për sot, 30 tetor 2023.
Por ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj, në një shkresë zyrtare drejtuar Gardës, ka njoftuar se për 23 deputetët që u përjashtuan më 19 tetor, nuk do të ketë asnjë pengesë.
Por, se do të lejohen të marrin pjesë në seancën e sotme, normalisht.