Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi e quajti si të papranueshme dhunën e sotme në Kuvend. Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, ai tha se ky ishte një skenar i planifikuar.
Çuçi: E them me bindje se ishte skenar, sepse sot ishte seanca që ne i drejtohemi dhe shprehim të gjitha shqetësimet që marrim nga java e gjelbërt dhe asnjë nga grupi opozitar që krijoi edhe atë skenë të papranueshme sot, nuk ishte regjistruar më përpara për të folur.
Pra ishin përgatitur për këtë skenar. Besoj se kjo është e qartë skenari i atyre për të prishur me çdo formë seancat solemne plenare por ju garantoj që kjo gjë nuk do të ndodhë, parlamenti do të vazhdojë normalisht.
Do të vazhdojmë të merremi me të gjitha projektet, të miratojmë projektligjet që janë në të mirën e avancimit të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së dhe padiskutim në të mirën e të gjithë shqiptarëve.