Godina e Kuvendit të Shqipërisë u ndriçua këtë mbrëmje me ngjyrën rozë, në kuadër të muajit të sensibilizimit kundër kancerit të gjirit.
Ditën e sotme, në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë u zhvillua edhe aktiviteti “Të luftosh kancerin e gjirit”, për ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave për identifikimin e hershëm të kësaj sëmundjeje.
Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare, që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën.