Gazetari Rada: Dhuna në Parlament, një rast i përsëritur nga ana e opozitës

Shqipëria

Gazetari Rada: Dhuna në Parlament, një rast i përsëritur nga ana e opozitës

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 23:50
Ardit Rada

Gazetari Ardit Rada thotë se Rithemelimi i drejtuar nga Sali Berisha, kishte paralajmëruar se në seancën e kësaj të hëne në Kuvend, do të kishte tensione.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Rada u shpreh se dhuna në parlament, duke iu referuar goditjes me grusht të deputetit demokrat, Bledion Nallbati ndaj kolegut socialist, Vullnet Sina, është një rast i përsëritur nga ana e opozitës.

Sipas Radës, Sali Berisha ka vetëm hallin e tij personal.

“Gjithçka ishte e paralajmëruar, nuk na bëri ndonjë përshtypje, përveç zgjatjes së seancës, për shkak sepse prej kohësh, Rithemelimi kishte paralajmëruar që do të përsëriste skenarin e dy javëve më parë, por nuk na e mori mendja që do të zgjaste 1 orë. Nga ana tjetër, pjesa e dhunës është një rast i përsëritur nga ana e opozitës, e cila, si duket, në pamundësi për të arritur t’i bindë qytetarët të marrin pjesë në votime, elektoratin e saj, për të bindur pjesën tjetër të qytetarëve për të fituar votat e saj, kemi sërish të tilla skenare. Para disa vitesh, ndaj kryemisintrit janë hedhur vezë, është hedhur bojë shkrimi. Ne i dimë shumë mirë kur opozita ka grisur letra, i kanë rënë tavolinave, kanë hipur mbi tavolina.

Në këtë kuptim, nuk na bën përshtypje sjellja, por na bën përshtypje pse këta deputetë janë grumbulluar rreth një kauze, të një personi specifik. Sigurisht, që në aspektin politik, ne mund ta kuptojmë kështu, që në zgjedhjet e ardhshme, Sali Berisha do të garojë pa parti. Dhe ata janë disa njerëz, që për 2 vjet u mbaron mandati dhe duan të zgjasin karrierën e tyre politike. Këtu bëhet fjalë për hallin personal të një personi, Sali Berisha.”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat