Deputeti i Partisë Socialiste Blendi Klosi ka diskutuar në një intervistë për Now me Erla Mëhillin historinë e dosjes Partizani.
Ai tha se nuk do të komentojë një çështje për të cilën po gjykon SPAK dhe duhet të flasë vetëm drejtësia.
“Nuk kam asnjë koment për atë dosje se ajo është një çështje që SPAK-u po e gjykon, drejtësia po e gjykon, do të merren vendime nga organet e drejtësisë. Ne që rrime nëpër televizor dhe dëgjojmë, nuk dimë asgjë sepse del shumë pak nga e vërteta e atyre dosjeve, atyre çështjeve.
Ka qenë një debat shumë i madh mënyra e përfitimit në ato dosje, por thash ne nuk jemi për të komentuar vendimet e gjykatave dhe vendimet e gjyqësorit. Ato janë vendime që për ne që në krye të herës nuk do të diskutohen dhe nuk do të pengohen. Kjo ka qenë historia jonë e këtyre videove dhe muajve,” – u shpreh Klosi.