Meta për hetimet e SPAK: Do shkoj sa herë të më thërrasin, nuk përbën asnjë shqetësim

Shqipëria

Meta për hetimet e SPAK: Do shkoj sa herë të më thërrasin, nuk përbën asnjë shqetësim

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 12:04
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka mbajtur këtë të martë një konferencë për media, ku ka komentuar aktualitetin politik në vend. Meta u pyet nga gazetarët dhe në lidhje me thirrjen e zyrtarëve të Partisë së Lirisë në SPAK dhe nëse i druhet proceseve të nisura në Prokurorinë e Posaçme.

Meta u shpreh se Partia e Lirisë dhe funksionarët e saj kanë qenë të hapur për çdo hetim dhe se ai personalisht do të paraqitet pranë organit të akuzës sa herë ta thërasin.

Megjithatë ai shtoi se kallëzimet e bëra kundrejt tyre janë nga njerëz me probleme me ligjin, të cilët janë financuar nga Partia Socialiste.

“Ne kemi qenë dhe jemi të hapur për çdo hetim. Kemi qenë dhe jemi në repsktim të Kushtetutës dhe ligjit. Ne habitemi se si shumë çështje që deputetë dhe funksionarë të Partisë së Lirisë apo opozitës i kanë dorëzuar në SPAK, ku dëshmohet korrupsion i faktuar i zyrtarëve të lartë të qeverisë, nuk preken. Pse? Sepse nuk duhet t’i prishet rehati kryeministrit apo kretarit të bashkisë, Ndërkohë që ju e keni parë që një nga bizneset më të mëdhaja të kësaj qeverie është sponsorizimi i kallëzuesve të rremë. Njerëz me probleme, njerëz të dënuar nga gjykata, edhe jashtë vendit dhe jo vetëm këtu, të cilat i ndjekin me prioritet. Le t’i ndjekin e nuk na përbën asnjë lloj shqetësimi.

Asgjë nuk na shfokuson në betejën kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit. Kjo ëhstë një betejë që dhe drejtësia të çlirohet sa më par ënga ky presion kaq i madh intimidues.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat