120 familje mbeten në rrugë/ Avokati: Nuk u ekzekutua vendimi i Apelit, e pafalshme

Shqipëria

120 familje mbeten në rrugë/ Avokati: Nuk u ekzekutua vendimi i Apelit, e pafalshme

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 12:51
Robert Karati.

Ditën e sotme disa banorë kanë protestuar në ambientet e jashtme të Prokurorisë së Tiranës, pasi kanë hasur problematika me ndërtuesit e kompleksit në rrugën “Ndre Mjeda”. 120 familje kanë mbetur në rrugë si pasojë e një konflikti pronës të nisur që në vitin 2017.

“Ka nisur një konflikt civil që në 2017, banorët janë të ndarë në dy grupe. Ka pasur dy subjekte që ndërtoheshin aty, njëri është investitor, tjetri subjekt, por të dy me kontrata dhe janë në një konflikt civil prej 7 vitesh.

Prokuroria ka nisur një procedim penal, ku ka bërë sekuestro preventive për të gjithë pallatin. Njëri nga subjektet i ka futur banorët e vetë në pallat. Pritet të futen edhe banorët e tjerë. Banorët në fakt siç e përcakton prokuroria dhe gjykata janë viktima të këtij konflikti që ka ndodhur, e me të drejtë Gjykata e Apelit ka vendosur që në dhjetor të 2022 të futeshin brenda.

Ky vendim nuk është zbatuar. U interesuam, vendimi ka ardhur para katër 5 ditësh ka dalë edhe ekzekutimi, është shkuar për t’u ekzekutuar, por nuk është bërë. Unë nuk e kuptoj si mund të mos ekzekutohet vendimi i formës së prerë, kjo është e pafalshme. Jemi në kushtet që kemi një urdhër ekzekutimi i cili duhet të ekzekutohet brenda 5 ditësh”,-tha avokati Robert Karati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat