“Beteja, betejë!”, Berisha tregon nëse do të jetë opozita në Konferencën e Kryetarëve dhe paralajmëron Ramën: Vetëm fillimi!

Shqipëria

“Beteja, betejë!”, Berisha tregon nëse do të jetë opozita në Konferencën e Kryetarëve dhe paralajmëron Ramën: Vetëm fillimi!

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 11:57
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se do të jetë i pranishëm sot në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, e cila u shty për në orën 13:00.

Në një prononcim për gazetarët, Berisha tha se deputetët e opozitës, bashkë me të, do të jenë aty ku u thërret detyra, ndërsa paralajmëroi Ramën se ku është vetëm fillimi.

“Asgjë tjetër, ia dërgoi një organizate tjetër kriminale, siç është SPAK. I cili funksionon si i tëri nën këmbët e Edi Ramës, me fabrikime dhe falsifikime. Me lidhje me bandat dhe krimin.

Dhe në këtë aspekt nuk ka habi se pse këta i drejtohen tani SKAP-it të partisë. I bindur të jesh ti, që demokratët janë të vendosur shumë kësaj here. I them Edi Ramës; ky është vetëm fillimi. Deputetët do të jetë aty ku i thërret detyra. Do të jemi të gjithë. Në krah. Deputetët do të jenë aty ku e kanë vendin. Beteja, betejë!”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat