“Rama bie nga pushteti nëse ikën Berisha”/ Ngjela zbulon arsyen e fortë: Ja pse prokurorët e SPAK janë në SHBA

Shqipëria

“Rama bie nga pushteti nëse ikën Berisha”/ Ngjela zbulon arsyen e fortë: Ja pse prokurorët e SPAK janë në SHBA

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 12:09
Sali Berisha dhe Edi Rama

Avokati Spartak Ngjela në një intervistë televizive është shprehur se nëse ikën Sali Berisha dhe PD riformohet, Edi Rama do bjerë nga pushteti.

Sipas tij është Edi Rama që po e mban Berishën të jetë ende pjesë e PD, pasi ka interesat e tij.

Ngjela theksoi se Berisha nuk ka mbështjetje popullore pasi është i shpallur ‘non grata’ në SHBA.

“Rama është mërzitur më shumë se Saliu, ku fiton dot më Rama, po iku Saliu.  Unë e mbaj Saliun. Ai e mban, jo se e ka partner. Le të ik Berisha, të riformohet PD dhe për tre muaj bie Rama. Berisha nuk ka fare mbështetje popullore. I ka vërëm fjalë Berisha. Nuk të ndjekin mbrapa shqiptarët kur je ‘non grata’ në Amerikë. Berishën e ndjekin një numër shumë i vogël fanatikësh. Arsyeja kryesore se përse ai nuk i thërret është se e di që nuk do i vijnë. E provoi Berisha."

Ngjela komentoi dhe vizitën e prokurorëve të SPAK në SHBA duke thënë se mund të ketë arreste të tjera të nivelit të lartë.

“Mund të ketë arreste të tjera të nivelit të lartë. Do i japin forcë”- theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat