Sherri në Kepin e Rodonit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për Besnik Tomën

Shqipëria

Sherri në Kepin e Rodonit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për Besnik Tomën

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 12:33
Besnik Toma

Për sherrin në Kepin e Rodonit, Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” në mungesë për Besnik Tomën, i cili është i shpallur në kërkim nga policia si personi që qëlloi me armë zjarri në ajër gjatë konfliktit të pronësisë mes banorëve të zonës dhe përfaqësuesve të kishës katolike.

Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, raporton se Prokuroria ka kërkuar masën “detyrim paraqitje” për personat e tjerë të përfshirë në sherr, mes të cilëve edhe ish-deputeti Mark Frroku, si përfaqësues i kishës.

Personat e tjerë për të cilët Prokuroria ka kërkuar masën “detyrim paraqitje” janë Bajram Kaculi, Erjon Reka, Orgito Reka, Ylli Reka, Antonio Lazari, Pal Doda, Martin Lazeri.

Sjellim në vëmendje se përplasja kishte zanafilla të hershme, por degradoi të dielën ku krahas përplasjes fizike, u përdor dhe arma zjarrit. Gjithçka nisi në momentin që përfaqësuesit e kishës po kryenin rrethimin e tokës, për të cilën disponojnë certifikatë pronësie, dokument të cilin thonë se janë pajisur dhe banorët e zonës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat