Rakip Suli do të merret në pyetje/ Nëse nuk paraqitet, SPAK do t’i dërgojë policinë për ta shoqëruar

Shqipëria

Rakip Suli do të merret në pyetje/ Nëse nuk paraqitet, SPAK do t’i dërgojë policinë për ta shoqëruar

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 12:34
Rakip Suli do të merret në pyetje/ Nëse nuk paraqitet, SPAK do t’i dërgojë policinë për ta shoqëruar

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është në pritje të kryebashkiakut të Kamzës Rakip Sulit, të cilit I është dërguar ‘ftesa’ dy ditë më parë.

Sipas SPAK, Rakip Suli do duhej të paraqitej në orën 12:00 në dyert e prokurorisë për tu marrë në pyetje lidhur me akuzat ndaj tij.

Por kryebashkiaku nuk ka shkuar ende.

Gazetarja Anila Hoxha raportoi se në rast të mos paraqitjes së Sulit dhe kryetarit të këshillit bashkiak të Kamzës, SPAK do të urdhërojë shoqërimin e tyre nga policia e Kamzës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat